LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup zbatohet metodë e re e heqjes së tumorit nga kanalet bronkiale

Në Shkup zbatohet metodë e re e heqjes së tumorit nga kanalet bronkiale

Sot në Klinikën Universitare për Pulmologji, dy pacientëve duhet t’u hiqet tumori në kanalin bronkial me ndihmën e krio sondës përmes rrugës së ngrirjes dhe futjes të bronkosopit, pa u bërë hapje kirurgjike me operacion. Me këtë evitohet operacioni klasik për heqjen e tumoreve në rrugët e frymëmarrjes.

Drejtori i Klinikës, Dejan Dokiq për AIM-në deklaroi se me zbatimin e kësaj metode në Klinikë do të fillojë të funksionojë qendra e parë referente për bronkoskopi intervente.


“Metodën do ta realizojnë mjekë nga Klinika të cilët janë edukuar në Detroit, Hamburg, ndërsa një pjesë ishin edhe në Slloveni. Kemi edhe aparat i cili është argon plazmë nëse ka gjakderdhje, ndërsa ka balonë me të cilët mund të ndërpritet gjakderdhja”, tha dr. Dokiq.

Nga Klinika presin që në vit të kenë nga 50 deri në 100 pacientë. Në rajon nuk ka një sistem të këtillë avancues i cili është praktikë në gjithë Evropën, ndërsa pacientët që të marrin një trajtim të këtillë janë të detyruar të shkojnë në Beograd, Sofje ose Athinë, ku ky intervenim paguhet. Nga Klinika do të kërkojnë që Fondi për Sigurim Shëndetësor t’i mbulojë shpenzimet për të siguruarit, ndërsa pritet të vijnë edhe pacientë privatë nga Serbia Jugore, Kosova dhe Shqipëria. /AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori