LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup po përgatitet terreni për përmendore të reja (Video)

Në Shkup po përgatitet terreni për përmendore të reja (Video)

Në ditën e heshtjes zgjedhore, organet shtetërore në mënyrë të qetë po përgatisin terrenin për vendosje të përmendoreve të reja. Në trekëndëshin në afërsi të Kishës Katolike, në shkup tashmë është hapur një gropë dhe janë vendosur pengesa rreth saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk ka asnjë njoftim, se për çfarë monumenti bëhet fjalë, ndërsa shërbimet e shtetit nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike të 24vesti. Nga Komuna Qendër thonë se ata nuk kanë informacion se mbi atë vend duhet të vendose ndonjë përmendore e re.


Ndërsa nga Ministria e Kulturës, përsëri janë deklaruar si jokompetent për vendosjen e përmendoreve. Ata thonë se nuk kanë asnjë informacion, se përmendorja e cilit personalitet do të vendoset në atë vend.

Përndryshe, para tre viteve, një ditë pas zgjedhjeve lokale, në territorin e Komunës Qendër u vendosën rreth 40 përmendore, dhe sipas praktikës shihet që të hënën mund t’a kuptojmë se për cilin personalitet do të ngritet përmendore./Telegrafi/