LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup organizohet konferencë ndërkombëtare për ndryshimet klimatike

Në Shkup organizohet konferencë ndërkombëtare për ndryshimet klimatike

Në Universitetin FON në Shkup të premten mbahet Konferenca e tretë ndërkombëtare për ndryshime klimatike, në kuadër të projektit të USAID-it për strategjitë komunale për ndryshimet klimatike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë do të marrin pjesë më shumë se 100 përfaqësues të organizatave qytetare nga Maqedonia dhe jashtë, përfaqësues të USAID-it, të UNDP-së, Fondit global ekologjik, Qendrës rajonale për ambient jetësor për Evropan qendrore dhe lindore, etj.


Pjesë e konferencës do të jenë edhe përfaqësues të Agjencisë kombëtare për energji, Qendrës për menaxhim me kriza, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, përfaqësues ministroir, komunal dhe të sektorit privat.

Konferenca ka për qëllim të nxitë shkëmbim njohurishë dhe bashkëpunim për çështje kritike që lidhen me ndryshimet klimatike.

Në konferencë USAID do të tregojë edhe për arritjet dhe përfundimin e projektit katërvjeçarë për strategji komunale për ndryshimet klimatike, ku janë përfshirë dhjetë komuna të vendit./Telegrafi/