LAJMI I FUNDIT:

Në shkollat e mesme në Dibër, Zhupë dhe Rostushe në vitin e parë mund të regjistrohen 544 nxënës

Në shkollat e mesme në Dibër, Zhupë dhe Rostushe në vitin e parë mund të regjistrohen 544 nxënës

Në bazë të konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitin e parë akademik 201[/2020, në tre shkollat e mesme komunale, aq sa funksionojnë në komunat e Dibrës, Zhupës dhe Mavrvoës, mundësi për regjistrimin kanë 544 filloristë.

“Në institucionin tonë të drejtë regjistrimi në vitin e parë kanë 340 nxënës, në dhjetë paralele, nga ku katër janë në gjuhën maqedonase dhe gjashtë në gjuhën shqipe. Prej tyre nëntë janë gjimnaz, dhe një paralele është ndërtimtari-gjeodezi, në gjuhën shqipe”, deklaroi Shaban Alajbergu, sekretari i shkollës së mesme “28 nëntori” në Dibër, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas tij, nga paralelet në gjuhën maqedonase, tre janë në Dibër dhe një në fshatin Mogorçe, nga ku mund të regjistrohen 136 nxënës. Në gjuhën shqipe 170 janë për gjimnaz dhe 34 nxënës për drejtim të gjeodezisë.

Në gjimnazin “Ata” në Qendër Zhupë, sipas drejtorisë, kuota e regjistrimit në vitin e parë është 102 nxënës. Nga numri i përgjithshëm, 34 nxënës apo një paralele janë në gjuhën maqedonase, ndërsa 68 apo dy paralele janë në gjuhën turke.

“Në shkollën e mesme ‘Rostushe” në vitin e parë sipas konkursit, të drejtë kanë 102 filloristë, në tri paralele dhe të gjitha në gjuhën maqedonase”, deklaroi Ylber Imeroski, përgjegjës për Sektorin për arsim në komunë.

Në tre shkollat e mesme numri është identik si në vitin akdemik 2018/2019 kur kuato është përmbushur vetëm rreth 50 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori