Historia e pranisë dhe veprimtarisë françeskane në Shqipëri ka një shtrirje 800-vjeçare dhe përbën një nga formatet e rëndësishme sa të besimit katolik ndër shqiptarë, aq edhe të historisë politike e shoqërore të vendit.
Duke paraqitur Muzeun, organizatorët thanë se falë rolit unik në bashkëthemelimin e kulturës kombëtare, kontributi i françeskanëve konsiderohet gjithnjë e më tepër si një dukuri kulturore më vete, me autorë e vepra që qëndrojnë në themelet e letërsisë kombëtare, të dijes albanologjike, të publicistikës, mendimit shqiptar, memuaristikës, muzikës orkestrale, pikturës sakrale etj.
Hapësirat e këtij muzeu do të jenë vendtakimi i brezave të sotëm e të ardhshëm me poetë, dramaturgë e përkthyes si Leonardo de Martino, Gjergj Fishta, Vinçenc Prennushi; me prozatorë brilantë si Fishta e Anton Harapi; me etnografë e antropologë të kulturës si Shtjefën Gjeçovi, Bernardin Palaj, Donat Kurti; me historianë si Marin Sirdani; gjuhëtarë e stilistë si Benedikt Dema e Justin Rrota, filozofë si Gjon Shllaku, muzikantë mjeshtërorë si Martin Gjoka dhe me personalitetin e rrallë të françeskanit të paharrueshëm At Zef Pllumit, vepra memuaristike e të cilit vijon t’i kërkojë shoqërisë shqiptare përballjen etike me të shkuarën e saj komuniste.
Muzeu do jetë ndër të tjera dëshmia reale e humbjes së rëndë që pësoi kultura e dija kombëtare prej asgjësimit të veprave dhe të autorëve të tyre. Por mbi të gjitha, do të jetë pohimi krenar i një plejade të ndritshme në qiellin e kulturës kombëtare. /ata/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLEKCION NR. 1
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fragmente nga vepra “Përtej së mirës dhe së keqes”
“The Kid” i Chaplin hap Rolling Film Festival
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë