LAJMI I FUNDIT:

Në shekullin 21 tetovarët debatojnë ende për deponi të egër (Video)

Në shekullin 21 tetovarët debatojnë ende për deponi të egër (Video)

Organizatori i protestës së fundit në qytetin e Tetovës, Artan Etemi, në emisionin “Click Plus” në TV21 shpjegoi arsyet e protestës, por edhe si është të jetosh çdo ditë në afërsi të deponisë në hyrje të Tetovës. Ata kërkojnë nga komuna që të dislokohet përfundimisht kjo deponi, kurse ndjehen të irrituar se si është e mundur kur në Shkup bisedohet se qendra tregtare a do të jetë në stilin barok apo klasik, në Tetovë të bisedohet për deponi.

“Në Komunën Qendër diskutohet për qendrën tregtare se a do të jetë në stil barok, klasik, apo në ndonjë stil tjetër. Do të doja të jem pjesë e një debati ku temë e diskutimit do të kur do të bisedohej për këtë parcelë ku hedhën mbeturinat që të jetë ndonjë park i gjelbër apo do të ishte ndonjë fushë sportive, apo ndonjë qendër rekreacioni, por fatkeqësisht neglizhenca e komunës së Tetovës, duke mos anashkaluar edhe institucionet tjera siç është ministria e ekologjisë, na kanë sjellë në këtë hall”, tha Artan Etemi.


Profesori Jusuf Mustafai, i cili jeton në lagjen Dardania, rikujton administratën aktuale që zgjedhjet do të vijnë shumë shpejt. Ai thotë se problemi me ndotjen nuk ka të bëjë me politikën, por me tetovarët. Mustafai thotë se është turp që qyteti i dy universiteteve të debatojë për deponi.

“Do të kisha dashur të apeloj te administrata aktuale, zgjedhjet vinë shpejt. Të gjithë ata që vinë pas, një herë e përgjithmonë këtë problem ta zgjidhin, është turp Tetova e dy universiteteve me problem deponie. Është me të vërtetë nënçmim për të gjithë qytetarët e Tetovës, jo për votuesit e një partie, apo një partie tjetër”, tha profesor Jusuf Mustafai./Telegrafi/

CLICK PLUS LIVESTREAM

Posted by TV21 on Dienstag, 2. August 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori