LAJMI I FUNDIT:

Në Serbi vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit (Video)

Në Serbi vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit (Video)

Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur anembanë Serbisë, të shtunën e nëntë me radhë, duke i bërë thirrje presidentit Aleksandar Vuçiq që ta japë dorëheqje.

Organizatorët e protestës kanë vendosur tre kuti jashtë zyrës presidenciale, në mënyrë që njerëzit t’i shprehin pakënaqësitë e tyre.


Protestat filluan në nëntor të vitit të kaluar, pasi që u sulmua një politikan i opozitës, raporton Euronews.

Qytetarët janë të pakënaqur me Qeverinë e tanishme dhe e akuzojnë presidentin Vuçiq për shkeljen e lirive demokratike, shtypjen e kundërshtarëve politik si dhe kontrollim të mediave.