LAJMI I FUNDIT:

Në Serbi ndihen të provokuar edhe nga Dua Lipa, kërkohet ndërprerja e transmetimit të këngëve të saj

Në Serbi ndihen të provokuar edhe nga Dua Lipa, kërkohet ndërprerja e transmetimit të këngëve të saj

Dhimbja në Serbi vazhdon të jetë shumë e madhe një ditë pas fitores spektakolare të kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.

Fitorja e madhe e kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë u karakterizua me super performanca nga shqiptarët prezent në këtë ndeshje.

Në Serbi u komentuan festimet e tyre me shqiponjë, që u cilësuan si provokime dhe pas takimit Dua Lipa përgëzoi djemt për paraqitjen duke bërë edhe ajo shqiponjën në rrjetin social Instagram.


Postimi i Dua Lipës, Instagram.com/Dualipa

Blici i Serbisë e ka cilësuar reagimin e Dua Lipës si një provokim të madh të saj, e për këtë kanë reaguar edhe gazetarë serb të shoubizit dhe adhurues të Dua Lipës.

Aq larg kanë shkuar sa që kanë kërkuar ndërprerjen e transmetimit të këngëve të saj në radio stacionet e Serbisë për shkak të faktit se ajo hapur po promovon Kosovën dhe do të vijë të performojë në Kosovë.

“A do të dalë dikush të ndalojë transmetimin e këngëve të Dua Lipë në radio stacionet tona, aman”.

“Nuk mendoj se muzika duhet të ndalohet. Por, si adhuruese e talentit dhe suksesit të Dua Lipës jam e ofenduar se si ajo vazhdimisht po e rikthen temën e Kosovës. Çka nuk po kuptohet? Mua po më dhemb që po shkon në Kosovë, për juve nuk e di”, ka shkruar Gordana Trzan, gazetare e njohur e shoubizit në rrjetin social Twitter.

Kjo thirrje e saj është pritur mirë nga serbët tjerë të cilët nuk kanë mundur të përballojnë postimin e Dua Lipës të bërë në Instagram e që cilësohet si provokimi i radhës pas Xhakës dhe Shaqirit.

Dua Lipa performon në Kosovë më 10 Gusht në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Magazina
Loja

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Magazina
Kalo në kategori