Në rilidhjen e Selena Gomezit dhe Justin Bieberit, fansat ia kujtojnë "katër rregullat" e Dua Lipës (Foto)

Selena Gomes është raportuar ditën e djeshme se është ndarë prej reperit, The Weeknd.
Bukuroshja amerikane sot thuhet se është rikthyer me Justin Bieberin, me të cilin është parë duke u argëtuar me biçikleta.
Çifti ka marrë tashmë edhe komentet e para rreth lidhjes së tyre, ku është përfshirë edhe Dua Lipa.

Në fakt, kjo e fundit është përfol në saje të këngës “New Rules”, i cili flet se si të sillesh me ish të dashurin.
Por, sipas komentuesve, Selena nuk i është përmbajtur “rregullave” të këngëtares shqiptare duke iu rikthyer Justinit.

Madje, disa prej tyre i kanë sugjeruar 25-vjeçares ta dëgjojë disa herë këngën dhe do ta kuptojë se ka gabuar.
Ndryshe, hiti i Duas deri më tani është shikuar mbi 520 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/11/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































































