LAJMI I FUNDIT:

Në rigjykimin e tretë të rastit ‘Bon Vivant I’, Prokuroria rikualifikon veprën për njërin e akuzuar nga Vrasje e rëndë në Vrasje

Në rigjykimin e tretë të rastit ‘Bon Vivant I’, Prokuroria rikualifikon veprën për njërin e akuzuar nga Vrasje e rëndë në Vrasje

Në rigjykimin e tretë të rastit të njohur si “Bon Vivant I” prokurori Armend Hamiti ka bërë rikualifikimin e veprës penale për të cilën po akuzohet Masar Gërdovci, duke e kualifikuar të njëjtën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”.

Gërdovci bashkë me Sherif Krasniqin akuzohen për vrasjen e Rr.U në lokalin “Bon Vivant” më 2014 në Prishtinë.


Sipas prokurorit rikualifikimi i veprës ndaj të akuzuarit Gerdofci është bërë duke marrë parasysh sugjerimet nga vendimi i shkallës së dytë, përkatësisht vendimi me të cilën rasti është kthyer sërish në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Prokurori Hamiti deklaroi se prokuroria mbetet pranë udhëzimit të Gjykatës së Apelit bazuar në të cilin është theksuar se në rigjykim vepra penale duhet cilësuar si vrasje e jo vrasje e rendë.

Gjatë seancës së sotme me pëlqimin e palëve aktakuza u konsiderua si e lexuar, ndërsa në pyetjen e gjykatësit Avni Syla lidhur me fajësinë, i akuzuari Gërdovci tha se nuk e ndjen veten fajtor për veprën penale “Vrasje” ndërsa e pranoi fajësinë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër Sherif Krasniqi tha se ndihet krejtësisht i pafajshëm për veprën që po akuzohet.

Ky pranim i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori i shtetit si dhe i njëjti u aprovuar nga kryetari i trupit gjykues Avni Syla me arsyetimin se i njëjti është bërë me vullnetin e tij pas konsultimit me mbrojtësin e tij dhe se nuk përmban shkelje ligjore apo gabime faktike.

Meqë të akuzuarit sa i përket pikës 1 të dispozitivit të aktakuzës u deklaruan se nuk e ndjejnë veten fajtor gjykata vazhdoi me fjalën hyrëse të palëve, ku prokurori Hamiti deklaroi se qëndron pranë fjalës hyrëse të dhënë më herët në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor përpos ricilësimit juridik lidhur me piken 1 të diapozitivit të aktakuzës.

Mbrojtësi i të akuzuarit Gërdovci, avokat Naim Rudari tha se qëndrojnë në tërësi pranë fjalës hyrëse të parashtruar në rigjykimin e dytë me dhe meqë kjo çështje është kthyer prapë në rigjykim presin që të procedohet sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Sherif Krasniqi avokat Haxhi Millaku tha se e mbështet fjalën hyrëse nga procesverbalet e seancave të mëparshme, mirëpo sipas tij, bashkëkryerja nuk është vërtetuar në shkallën që kjo akuzë mbështetet e që ai si mbrojtës edhe gjatë procesverbaleve të seancave kur është gjykuar ky rast për herë të parë dhe të dytë kanë mohuar se i mbrojturi i tij ka marrë pjesë në rrahje me të ndjerin.

Tutje, shqyrtimi vazhdoi me dëgjimin e ekspertit psikiatrik Buajr Obertinca, i cili tha se me 26 nëntor 2015 Instituti i Psikiatrisë Forensike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik për të ekzaminuarin Masar Gerdovci sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I njëjti gjatë deklarimeve të tij tha se pas ekzaminimit të të akuzuarit Gërdovci kanë ardhur në përfundim se tek i njëjti ka çrregullim të personalitetit asocial F.60.x sipas klasifikimit ndërkombëtar te sëmundjeve ICD 10, mirëpo sipas tij, afërisht 70 % të popullatës së të burgosurve i takojnë kësaj kategorie.

“Ekipi vlerësues i ka marrë parasysh të gjithë rrethanat, ka marrë parasysh tolerancën e ulur në situata frustrative, impulisivitetin, dhe pragun e ulur të zbrazjes së agresivitetit. Për ketë arsye edhe ka marre konstatimin se i njëjti në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet llogaritshmërinë e tij e ka pasur të zvogëluar në shkallë jo esenciale”, tha eksperti.

Pas deklarimit të ekspertit psikiatrik, seanca e sotme është ndërprerë dhe e radhës është caktuar për datën 3 nëntor të këtij viti në të cilin planifikohet të dëgjohen dëshmitarë të rastit si dhe pronarët e lokalit “Bon Vivant” , G.G dhe L.B të cilët u propozuan nga avokati Naim Rudari.

Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj, për veprën penale pjesëmarrje në rrahje, pasi që ndaj tij ishte bërë ricilësimi i veprës penale nga “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, në “Pjesëmarrje në rrahje”.

Kolegji i gjyqtarëve të Apelit i përbërë nga kryetari Xhevdet Abazi, gjyqtari referues Abdullah Ahmeti dhe anëtari Kreshnik Radoniqi, më 18 tetor 2019, kishin shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të dënuarve.

Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, duke konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit. Sipas Apelit, arsyet e dhëna në aktgjykim janë të paqarta dhe kundërthënëse.

Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.

Sipas aktgjykimit që ishte shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, i akuzuari Gërdovci ishte dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes në bashkëkryerje, ndërsa të njëjtit gjykata i ka shqiptuar edhe 1 mijë e 500 euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Ky aktgjykim ishte atakuar sërish në Gjykatën e Apelit, ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar ashpërsimin e dënimit ndaj të akuzuarve.

Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015.

Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas prokurorisë, më 13 tetor 2014, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, kishin shkuar në lokalin “Bon Vivant”, i cili gjendet në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, me të hyrë brenda në lokal, menaxheri i lokalit Ilir Misini, i pyet të pandehurit se a kishin rezervuar ku të njëjtit ishin përgjigjur “Ne asnjëherë nuk kemi bërë rezervim” dhe kishin vazhduar të ulen në tarracë, në pjesën e pasme të lokalit.

Në aktakuzë thuhet se menaxheri i lokalit i kishte thënë tani të ndjerit Rr.U, të merret me të pandehurit që t’i largojë nga lokali, i cili ishte ofruar tek tavolina ku ishin ulur ata, me qëllim për t’i larguar nga lokali pasi të njëjtit nuk kishin rezervim.

Sipas aktakuzës, sapo Rr.U largohet dhe hyn në sallën e lokalit, të pandehurit ngriten nga tavolina dhe shkojnë në drejtim të tij, ku fillojnë ta sulmojnë me grushte.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim që ta privojnë nga jeta fillimisht Masar Gërdovci, e kishte nxjerrë revolen nga çanta e tij dhe kishte shtënë në drejtim të punëtorit të sigurimit Rr.U, i cili ishte përulur në atë moment për t’i shmangur goditjeve.

Në aktakuzë thuhet se, Rr.U, me t’u ngritur në këmbë niset në drejtim të tashmë të pandehurve që në moment ishte duke shkuar në drejtim të daljes nga lokali, papritmas i pandehuri Sherif Krasniqi, me dashje që ta provojë nga jeta merr revolen nga Masar Gërdovci dhe shkrep dy herë në drejtim të tani të ndjerit me, ç‘rast e plagos në regjionin e gjoksit dhe si pasojë e gjakderdhjes masive nga plagët e marra, ndërron jetë në QKUK.

Ndryshe, edhe më 5 gusht 2023, ndodhi një incident në lokalin “Bon Vivant”, si pasojë e të cilit humbi jetën K.R., 39-vjeçar. Tre të dyshuarve në këtë rast Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ndërsa, i dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori