LAJMI I FUNDIT:

Në rajonin e Pollogut janë ndërruar mbi 300 mijë dokumente

Në rajonin e Pollogut janë ndërruar mbi 300 mijë dokumente

Në sportelet e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, në Njësinë për marrjen e dokumenteve personale dhe të udhëtimit, nuk vërehet numër i shtuar i qytetarëve që nxjerrin dokumente të reja me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut. Për dallim prej Shkupit, në Tetovë nuk ka kaos dhe numri i atyre që aplikojnë është shumë i vogël.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se procedura për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të udhëtimit zhvillohet pa pengesa, pa probleme dhe pa ndërprerje edhe në kushte kur ka rritje të numrit të kërkesave për ndërrimin e dokumenteve, në një kohë kur edhe afrohet fundi i afatit për ndryshimin e tyre.


“Gjithsej 147 mijë e 541 pasaporta të reja me emrin e ri të Maqedonisë së Veriut janë lëshuar në territorin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Në vitin 2021 janë dhënë 26.488 pasaporta, në vitin 2022 janë lëshuar 47.654 pasaporta, ndërsa në vitin 2023 janë dhënë 69.086 pasaporta. Në 15 ditët e para të këtij viti janë lëshuar 4291 pasaporta të reja”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, me emrin e ri janë lëshuar 109.037 letërnjoftime, prej të cilëve në vitin 2021 janë lëshuar 15.583, në 2022 janë lëshuar 41.676 letërnjoftime ndërsa në vitin 2023 janë dhënë 47.773, kurse në vitin 2024 janë lëshuar 3990 letërnjoftime. Krahas këtyre, poashtu janë ndërruar edhe rreth 43 mijë patentë shoferi.

“Gjatë kësaj periudhë janë ndryshuar 42.225 patentë shoferi, prej të cilëve në vitin 2021 janë lëshuar 5831, në vitin 2022 janë lëshuar 17.984 patentë shoferi, në vitin 2023 janë lëshuar 19.036, ndërsa në vitin 2024 janë dhënë 1374 patentë shoferi”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në rajonin e Pollogut numri i përgjithshëm i dokumenteve të reja që kanë ndërruar qytetarët është 300.803 në periudhën prej 8 shtator të vitit 2021 e deri më 15 janar të vitit 2024.

Ende nuk ka informacione se edhe sa qytetarë të Pollogut do të duhet që të bëjnë ndërrimin e dokumenteve me emrin e ri kushtetues. Po ashtu, më shumë radhë para këtyre sporteleve ka pasur edhe gjatë festave të fundvitit, kur një pjesë e mërgimtarëve kishin qëndruar në vendlindje dhe kishin shfrytëzuar këtë pushim për të marrë dokumentet e reja me emrin e ri kushtetues. Ajo që është evidente këtyre ditëve, radhët e pritjes para sporteleve shtohen gjatë orëve të pasdites./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori