LAJMI I FUNDIT:

Në Rahovec 14 raste të reja me coronavirus

Në Rahovec 14 raste të reja me coronavirus

Kryetari i Komunës së Rahovecit, ka njoftuar se, janë konfirmuar 14 raste me COVID-19, në këtë komunë,

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kërkuar disiplinë dhe kujdes nga qytetarët.


“Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë.

Edhe 28 raste me COVID-19, shkon në 731 numri i të infektuarve në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe 28 raste me COVID-19, shkon në 731 numri i të infektuarve në Kosovë

Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.

Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem shmangeni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat te familjarët.

Ne situatën e kemi nën kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj që ta tejkalojmë bashkë edhe këtë sfidë, ka shkruar Latifi. /Telegrafi/