Qe tre vjet me radhë, Shukrije Gashi, 66 vjeçe nga Prishtina, merr një racion të ushqimit falas në një kuzhinë popullore në Lagjen Tophane në Prishtinë.
Shukrija jeton vetëm me djalin dhe merr 100 euro në muaj pension. Kjo vlerë për ta është e pamjaftueshme. Kështu që, çdo ditë, ajo udhëton mbi 30 minuta në këmbë nga Lagjja e Gërmisë, për të marrë një shujtë të ngrohtë ushqimi për darkë.
Kushtet e saj thotë se i ka rënduar edhe më shumë rritja e çmimeve në Kosovë.
“Mua më kanë shpëtuar këtu që po ma japin bukën falas, se të ardhura nuk kam. Çdo ditë vij këtu e marr bukën. E kur bie borë dhe ka ngrica, nuk mund të dal. Tash marr sasi më të madhe të gjellës dhe e vendos në ngrirje të thellë në frigorifer, për t’u ushqyer kur nuk mund të dal”, tregon Shukrija.
Rreth 500 qytetarë në ditë shërbehen me shujta të ngrohta në dy kuzhinat popullore në lagjet Aktash dhe Tophane në Prishtinë, të cilat i menaxhon komuna e kryeqytetit, thotë Premtim Fazliu, koordinator i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në këtë komunë.
Kuzhinat funksionojnë shtatë ditë në javë dhe aty mund të shërbehen të gjithë qytetarët që e kanë të vështirë të sigurojnë ushqime për veten dhe familjen.
Qendrat ku shpërndahet ushqimi, janë të pajisura edhe me tavolina për t’u ushqyer brenda, por për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese, qytetarët janë të obliguar që ushqimin ta marrin me vete.
“Në shi e në borë presin për bukë”
Në kuzhinën që ndodhet në lagjen Tophane, çdo ditë shërbehet me ushqim edhe Miftar Matmuja, 67 vjeç nga Shqipëria. Qe 21 vjet, ai jeton vetëm në Prishtinë. Thotë se nga Qeveria e Shqipërisë merr 100 euro në muaj pension.
“Këtu ushqimi është i mirë, mua më ndihmon shumë, sepse 2.50 euro në ditë kursej, në muaj 75 euro. Pensioni nuk më mjafton për produktet elementare. Duhanin e kam lënë, sepse nuk më mjaftonin paratë”, thotë ai.
Një e moshuar tjetër, 64 vjeçe, thotë se e ka të vështirë sigurimin e ushqimit. Ajo jeton në Lagjen Kodra e Trimave me burrin e saj. Të hyrat e vetme financiare, ajo thotë se i sigurojnë nga shitja e rrobave që burri saj grumbullon nëpër kontejnerë.
“Shumë pak fiton, nuk po blejnë rroba të vjetra”, thotë gruaja, e cila nuk pranon të tregojë emrin.
“Nganjëherë shet deri në pesë euro në ditë, e ndonjë ditë hiç. As 100 euro në muaj nuk fiton. Por, me ato para duhet të paguajmë faturat e rrymës, ujit, mbeturinat. Na kanë shpëtuar me ushqim, gjellë, sallatë e bukë falas”, thotë ajo.
Racionet janë të ndryshme çdo ditë. Mund të ketë gullash, fasule, oriz, makarona, që gjithmonë shoqërohen me sallatë, fruta dhe djathë, thotë Besa Sinani, koordinatore në Qendrën Sociale për të Moshuarit.
Në kuzhinën në Tophane shërbehej lakra me mish. Sinani thotë se fasulja dhe gullashi preferohen më shumë nga qytetarët.
“Në shi e në borë, këta njerëz presin këtu për këtë racion. Kjo tregon se nuk kanë mundësi tjera”, thotë Sinani.
Fazliu: Në kuzhina mund të shërbehen të gjithë
Premton Fazliu, nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, thotë se në kuzhinat popullore në Prishtinë mund të shërbehen të gjithë qytetarët, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.
“Qasja në kuzhinën popullore nuk është e legjitimuar, nuk duhet të anëtarësohesh dikund, ose nuk ka nevojë për kartelë të caktuar, që të jesh domosdo rast social. Aty mund të jetë një student nga ndonjë qytet tjetër dhe mund të shërbehet me një shujtë të ngrohtë, pavarësisht moshës, përkatësisë etnike, fetare, statusit social dhe ekonomik. Por, shumica dërrmuese janë familje me gjendje të rëndë sociale”, thotë Fazliu.
Dy qendrat e shpërndarjes së ushqimit kanë filluar të funksionojnë në dhjetor të vitit 2018. Buxhetit të Prishtinës, shpërndarja e ushqimit falas për njerëzit në nevojë i kushton rreth 200 mijë euro në vit.
Jetën e qytetarëve me kushte të rënda ekonomike e ka vështirësuar tej mase edhe rritja e çmimeve të produkteve të ndryshme të konsumit, thotë profesori i shkencave sociale në Universitetin e Prishtinës, Behxhet Gaxhiqi.
Ai thotë se kjo rritje e ka varfëruar edhe më tepër shportën e konsumit.
“Në këtë rast, duhet të shikohen mekanizmat stimulues, mbështetës nga ana e Qeverisë, për t’i mbështetur këto kategori, me theks të veçantë familjet e skemave sociale dhe ata vetëm me pension, për arsye se këta janë më të atakuar dhe më të goditur në çfarëdo forme”, thotë Gaxhiqi.
Sipas shifrave zyrtare, në muajin tetor në Kosovë, çmimet e konsumit janë rritur për 5.7 për qind. Ngritja më e lartë e çmimeve është shënuar te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i përgjithshëm i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte mbi 25,000, me më shumë se 101,000 anëtarë.
Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ky numër ishte 24,496, me më shumë se 98,000 anëtarë.
Vetëm në Komunën e Prishtinës, gjatë këtij viti, ndihmë sociale kanë marrë 1,494 familje, me 4,387 anëtarë.
Vlera e asistencës sociale arrin deri në 75 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.
Kurse, personat mbi 65 vjeç shfrytëzojnë pensionin e pleqërisë në vlerë prej 90 eurosh në muaj. Në muajin e fundit, për shkak të pandemisë, Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 euro shtesë.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se mbi 23 për qind e qytetarëve në Kosovë jetojnë në varfëri. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqiptohen 100 masa në Shkup, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe