LAJMI I FUNDIT:

Në qytetin e Ohrit ka mbi një mijë mbindërtime që nuk janë hequr

Në qytetin e Ohrit ka mbi një mijë mbindërtime që nuk janë hequr

Komuna e Ohrit ka konstatuar se në qytet ka mbi një mijë mbindërtime, ku inspektorati ka konstatuar shkelje.

Sipas konkluzionit të Regjistrit për ndërtime ilegale në komunën e Ohrit , 409 ndërtime janë në bregun e Liqenit të Ohrit, në Parkun Shtetëror “Galiçnica” dhe në pjesën e vjetër të qytetit, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Në këtë bazë të të dhënave janë vendosur 1.076 lëndë, për të cilat, në periudhën prej vitit 2006 deri në maj të vitit 2019, inspektorati ka konstatuar shkelje në Ligjin për ndërtim. Gjatë periudhës së ardhshme, shërbimet komunale kompetente do të zbatojnë kontroll dhe rregullim përfundimtar të regjistrit, dhe më pas do t’i qaset secilit revizion për secilën lëndë dhe do të merren vendime për veprim të mëtutjeshëm”, thonë nga komuna e Ohrit duke shtuar se me Regjistrin e ndërtimeve ilegale, komuna e Ohrit në kohë rekorde përmbushi obligimet e veta që kanë dalë nga grupi punues i Qeverisë, që vepron sipas rekomandimeve të UNESCO-s.

Në sesionin e 43-të të Komitetit për trashëgimi kulturore, që do të mbahet javën e ardhshme në Baku, Azerbajxhan, pritet të merret vendim dhe të jepet rekomandim për statusin e ardhshëm të Ohrit, në bazë të vërejtjeve të vëzhgimit të UNESCO-s, që është bërë në vitin 2017./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori