LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK, pacientit i hiqet tumori 18 centimetra, operacioni zgjati mbi 6 orë

Në QKUK, pacientit i hiqet tumori 18 centimetra, operacioni zgjati mbi 6 orë

Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH, i lindur më 1954, t’i hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.

Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit, duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë.


Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut, siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm  dhe mëlçinë.

Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.

Në përvojën e ekipit  mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.

Ekipi operator përbëhej nga Rexhep Kasumaj, Isa Haxhiu,  Bashkim Gllareva, Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheq  Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve,  Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori