LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK fillon vlerësimi i rrezikshmërisë në punë

Në QKUK fillon vlerësimi i rrezikshmërisë në punë

Sektori për Mbrojtje dhe Sigurinë në Punë, i cili funksionon në kuadër të SHSKUK-së, njofton se ka realizuar për herë të parë vlerësimin e rrezikut në vendet e punës në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare-në QKUK, bazuar në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-161, për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, aktet tjera normative në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare

Sipas njoftimit për media, duke marrë për bazë natyrën e punës së këtij shërbimi, fillimisht është bërë vlerësimi i rrezikut në këtë shërbim dhe gradualisht do të përfshihen të gjitha vendet e punës të njësive përbërëse të QKUK-së dhe SHSKUK-së, konform standardeve të kërkuara.


“Metodat e vlerësimit të rrezikut japin mundësi të identifikohen të gjitha objektet specifike, të cilat mund të dëmtojnë personat dhe mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme në punë. Ato japin mundësinë të vlerësohet serioziteti i një ngjarjeje të tillë të mundshme, si dhe të identifikohen zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen kundër këtyre pasojave. Qëllimi është që përmes vlerësimit të rrezikut për Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare dhe shërbimet tjera në QKUK-SHSKUK-së, të përcaktohen masat e nevojshme për sigurinë në punë, si dhe përgjegjësitë për të krijuar kushtet më të sigurta dhe më të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës”, thekson njoftimi.

Në njoftim thuhet se gjatë aktit të vlerësimit të rrezikut, është bërë edhe trajnimi i punëtorëve nga moduli për aftësimin e punëtorëve për kryerjen e punëve në mënyrë të sigurt, nga lëmia e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku edhe janë certifikuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori