LAJMI I FUNDIT:

Në promovimin e veturave elektrike, Biden shkoi me “Bishën” që ka motor me naftë – limuzina presidenciale i shpenzon 23 litra në 100 kilometra

Në promovimin e veturave elektrike, Biden shkoi me “Bishën” që ka motor me naftë – limuzina presidenciale i shpenzon 23 litra në 100 kilometra

Presidenti amerikan Joe Biden do të vozitet në limuzinën e blinduar që “gëlltit” derivate fosile, dhe që ndryshe ky mjet njihet me emrit “Bisha” dhe që të do të shfaqet në fabrikën e Ford, ku do të ndjekë Biden nga afër prodhimin e veturave elektrike nga Ford Motor Co.

Bisha që peshon 20.000 kilogramë, është një Cadillac që vihet në lëvizje nga motori me naftë, dhe që vlerësohet se shpenzon 23 litra në 100 kilometra, transmeton Telegrafi.

Motorët me naftë kanë nivel më të ulët të emetimit të gazrave për dallim nga ato me benzinë. Megjithatë veturat “diesel” mund të ndikojnë në ngrohjen globale, thuhet në një raport të Universitetit të Stanfordit.

E Biden ka udhëtuar në Detroid me aeroplanin presidencial Air Force One, ku më pas do të vazhdojë rrugëtimin prej 20 kilometrave me “Bishën” deri në qendrën e Fordit për vetura elektrike.

Parashihet të testoj modelin e ri elektrik të Ford F150, që peshon 15.000 kilogramë dhe është paksa më i vogël sesa “Bisha”.

Zyrtarja për informim në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se presidienti dëshiron që një ditë “Bisha” të ketë motor elektrik.

“Sigurisht që është qëllimi ynë. Është diçka që presidenti e ka diskutuar dhe është qëllimi i tij”, ka thënë ajo para gazetarëve që po udhëtonin me Air Force One. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori