LAJMI I FUNDIT:

​Në Prishtinë sekuestrohet një revole me 16 fishekë

​Në Prishtinë sekuestrohet një revole me 16 fishekë

Në mbrëmjen e së hënës në Prishtinë është ndaluar një veturë BMW në të cilën është gjetur një revole e tipit HS/9, kalibër 9mm si dhe 16 fishekë.

Kështu bën të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


“Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë ka organizuar punën e saj në drejtim të gjetjes së armëve të poseduara pa autorizim. Në kontekstin e kësaj, dje rreth orës 18:00, në hyrje të Prishtinës, ka ndaluar veturën BMW me targa të Kosovës, dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një revole të tipit HS/9, kalibër 9 mm, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishek, kalibër 9 mm”, tha Borovci.

Ai thotë se i dyshuari 50 vjeçar është shoqëruar në polici dhe ndaj tij është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“I dyshuari M. P, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, tregoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori