LAJMI I FUNDIT:

Në Pragë organizohet ahengu “lamtumirës” për coronavirusin, pjesëmarrësit ndanë mes vete ushqimin dhe pijet

Në Pragë organizohet ahengu “lamtumirës” për coronavirusin, pjesëmarrësit ndanë mes vete ushqimin dhe pijet

Dhjetëra mijëra qytetarët të Çekisë janë mbledhur në urën Karlovo në Pragë, ku ishte organizuar “ahengu simbolik lamtumirës” për COVID-19, shkruan BBC.

Pjesëmarrësit në ahengun e mbajtur të martën, kishin marrë me vete pije dhe ushqim duke i ndarë me të tjerët, transmeton Telegrafi.


Në aheng nuk është respektuar distanca fizike sociale, kurse organizatorët kanë bërë të ditur se ahengu u organizua në kohën kur nuk ka turistë.

Pjesëmarrësit në aheng janë argëtuar nga një bend lokal, si dhe muzikantë që zakonisht performojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Sipas organizatorëve, me këtë aheng kanë dashur të shënojnë fundin e krizës që ishte shkaktuar si pasojë e pandemisë së coronavirusit, dhe se me këtë veprim kanë dashur t’ua bëjnë me dije të tjerëve që nuk kanë nevojë të frikësohen që të takohen me më të dashurit e tyre.

Kujtojmë që në Çeki deri më tani janë regjistruar 12 mijë raste me COVID-19, si dhe 350 tjerë që kanë humbur jetën nga coronavirusi.

E gjatë javës së kaluar qeverie çeke ka lejuar tubimet me mbi njëmijë persona si dhe hapjen e pishinave, muzeve dhe kopshte zoologjike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori