LAJMI I FUNDIT:

Në prag të Kurban Bajramit janë mbledhur 130 metër kub mbetje nga deponitë ilegale në Çair, Butel, Shuto Orizare dhe Gazi Babë

Në prag të Kurban Bajramit janë mbledhur 130 metër kub mbetje nga deponitë ilegale në Çair, Butel, Shuto Orizare dhe Gazi Babë
Pamje nga një deponi ilegale

Një duzinë deponi ilegale në komunat Çair, Butel, Shuto Orizare dhe Gazi Babë janë pastruar gjatë fundjavës së kaluar nga ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup.

Siç njoftojnë nga Ndërmarrja Publike, deponitë ilegale të hequra ishin të vendosura në rrugën Ferid Murat – afër Shtëpisë së Pensionistëve dhe Samoilova – pranë Myftinisë së Shkupit, në bulevardet Aleksandar Makedonski – afër vendbanimit Gazi Babë dhe Nikolla Karev (Rruga e plastikave) në komunën e Çairit, bulevardi Brigada Maqedonase-Kosovare – në komunën e Shuto Orizares, rruga Butelska – afër tregut në komunën e Butelit dhe në stacionin e fundit të autobusit 45 në komunën e Gazi Babës.


“Në prag të festës së Kurban Bajramit, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup kanë zhvilluar aktivitete të intensifikuara për pastrimin e deponive, në kuadër të të cilave janë grumbulluar rreth 130 metra kub mbeturina të hedhura në hapësirat publike dhe të trafikut. Njëkohësisht këtë vit në komunat e Shkupit ku festohet në mënyrë masive kjo festë do të vendosen kontejnerë të posaçëm ku qytetarët do të mund të depozitojnë mbeturinat e tyre organike, ndërsa kompania do të kryejë aktivitete për larjen me dorë dhe makina të oborreve dhe rrethinat më të afërta të objekteve më të mëdha fetare islame”, theksoi drejtoresha e NP Higjiena Komunale-Shkup, Kosana Nikoliq Mazneva”, qëndron në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori