LAJMI I FUNDIT:

Në prag të Bajramit, Tërnava uron për një festë të bekuar dhe të harmonishme

Në prag të Bajramit, Tërnava uron për një festë të bekuar dhe të harmonishme

Pas muajit të bekuar të Ramazanit, besimtarët myslimanë nesër do të festojnë festën e Fitër Bajramit.

Kjo festë shënon një moment të veçantë për komunitetin mysliman, duke treguar vlerat e përbashkëta të dashurisë, harmonisë dhe solidaritetit.


Me këtë rast Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në urimin e tij ka thënë se gëzimi i Bajramit përfshinë çdo shtëpi të besimtarëve, e bekimet e Zotit shtrihen në çdo familje islame.

“Nesër është dita e Bajramit, ditë feste për besimtarët myslimanë në gjithë botën. Të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, ngase vjen pas një sakrifice të madhe, andaj edhe është një manifestim falënderimi për Zotin pas agjërimit të muajit të bekuar Ramazan. Edhe ne në Kosovën tonë i gëzohemi kësaj feste kaq madhështore, e cila shfaqet në familjet tona e në shoqërinë tonë me gëzime e hare, duke u përhapur me një gjuhë falënderuese në mesin e të gjithë besimtarëve.

Sot, në këtë ditë të bekuar të fundit të Ramazanit, më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim si Myfti i Republikës, t’ju uroj për këtë festë kaq madhështore, festën e Fitër Bajramit, duke lutur Zotin xh.sh., që të na falë shëndet e mirëqenie”, ka thënë Tërnava.

Myftiu ka shtuar se Fitër Bajrami përfaqëson vlerat e thella shoqërore dhe njerëzore të Islamit, duke theksuar unitetin, dashurinë, dhe respektin ndërmjet besimtarëve.

“Në këtë ditë të veçantë, shprehja e gëzimit shpirtëror shtrihet nëpër komunitet, duke sjellë një frymë të re e harmonisë mes njerëzve. Falënderimi i takon Zotit, i cili na ka bekuar me agjërim dhe lutje edhe gjatë këtij muaji Ramazan, duke na bërë të kalojmë këtë muaj në atmosferën e tij sublime shpirtërore dhe në komoditetin e kohezionit, qetësisë dhe kënaqësisë”, tha Tërnava.

Myftiu shtoi Bajrami sjell një shpresë të re për jetë më të mirë dhe për përforcimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore.

“Në këtë kontekst, festa e Fitër Bajramit është një rast për të promovuar respektin, mirësinë, dhe bashkëpunimin ndërmjet njerëzve, duke treguar se sa e rëndësishme është të jemi bashkë në kohë të kënaqësisë dhe festave.

Andaj duhet bërë edhe më shumë që këto festa t’i festojmë si është më së miri, të mos zbehim festat tona nga bukuria e tyre fetare e kombëtare, t’ju falim atyre kuptimin shpirtëror edhe më të madh, shkëlqim e dritë vëllazërore.

Festa e Fitër Bajramit ka për qëllim formimin e një shoqërie të lumtur e të ndërgjegjshme, e cila edhe gjatë ditëve të festave ngrihet në majat më të larta, ku ajo shfaqet kohezive, bashkëpunuese dhe e dhembshur në mes besimtarëve, deri në pikën ku çdo zemër të rrah me dashuri, drejtësi e mëshirë”, u shpreh Tërnava. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori