LAJMI I FUNDIT:

Në Podujevë gjendet një foshnje e vdekur

Një foshnje është gjetur pa shenja jete sot pasdite në fshatin Balloc të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, pa dhënë detaje nëse foshnja ishte e porsalindur.


“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Balloc të Podujevës”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në   ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/