LAJMI I FUNDIT:

Në plazh me çizme: Trendi i të gjitha trendëve!

Në plazh me çizme: Trendi i të gjitha trendëve!

Harrojeni sandalet e lehta verore! Këtë vit në trend është të shkoni në plazh me çizme!

Këtë verë, veshjet më ekstravagante për plazh janë çizmet! Kjo nuk është shaka, kjo është ajo që ndezi imagjinatën e disenjatorëve kryesorë në botë, ndërsa këtë trend së pari e mori seriozisht Victoria Beckham.
Po ju përkujtojmë, se Posh, para disa ditësh prezantoi koleksionin atraktiv, në Londër.


Në revynë verë 2010 çizmet kanë qenë një nga koleksionet kryesore të markave dizajnuese Costume National, Vivienne Westwood Red Label, Jill Stuart, Louis Vuitton dhe Marant Isabel, Dsquared2 dhe D & G kanë përgatitur një show të vërtetë, ndërsa dizajneri belg Martin Margiela shkoi edhe një hap më tej, ai paraqiti një model radikal – çizmet deri në kërthizë.