LAJMI I FUNDIT:

Në PDK flasin për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosje: Atyre do t’u përgjigjemi me vota

Në PDK flasin për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosje: Atyre do t’u përgjigjemi me vota

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se të gjitha partitë politike kanë larguar vijat e kuqe për PDK-në, pasi që sipas tij, e kanë kuptuar se PDK është duke u forcuar çdo ditë e me shumë.

Ismaili këto komente i bëri në një konference për media, ku edhe bëri të ditur se kandidat i PDK-së, për kryeministër do të jetë Enver Hoxhaj, transmeton Telegrafi.

“VV është parti e interesave të disa personave që janë në krye të saj. Të gjitha partitë që kanë hequr vijat e kuqe është për shkak se ato çmojnë vizionin e PDK-së dhe përvojën e madhe në qeverisje që ka. Dhe janë të vetëdijshëm që ne po forcohemi çdo ditë e më shumë në terren”, theksoi ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni me LVV-në, Ismaili tha se kësaj partie do t’i përgjigjen e me vota.

“Çdo vijë e kuqe që kemi parë këtyre viteve është larguar dhe ne jemi po ata të cilët kemi qenë, për neve me interes janë programet që ua ofrojmë qytetarëve  dhe jo interesi i një personi. Ne do të dalim si parti fituese në zgjedhje, VV përgjigje do t’u japim përmes votave”, pohoi Ismaili.

Zyrtare: Enver Hoxhaj kandidat i PDK-së për kryeministër
Lexo po ashtu Zyrtare: Enver Hoxhaj kandidat i PDK-së për kryeministër

PDK gjatë legjislaturës së gjashtë është përfaqësuar në Kuvend nga 24 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori