LAJMI I FUNDIT:

Në Obiliq, për shkak të borxhit sulmohen me thikë dy persona

Në Obiliq, për shkak të borxhit sulmohen me thikë dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Komunën e Obiliqit, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, kanë sulmuar fizikisht me thikë dy meshkuj të tjerë.

Sipas raportit 24-orësh, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë konfiskuar në thikën që dyshohet të jetë përdorur në rast.


Me urdhër te prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar ne procedurë te rregullt.