LAJMI I FUNDIT:

Në një qytet të Kanadasë, tatimi do të paguhet me bitkoinë (Foto)

Në një qytet të Kanadasë, tatimi do të paguhet me bitkoinë (Foto)

Innisfil është një qytet i vogël në jug të Kanadasë, ku banorëve do t’ju mundësohet të shfrytëzojnë bitkoinët për të paguar tatimet.

Gjatë muajit prill, do të lansohet pilot programi një vjeçar, për të për të testuar nëse ka mundësi të përdoren kriptovalutat, si alternativë e monedhave, transmeton Telegrafi.


Banorët që shfrytëzojnë ueb-faqen e komunës, për të paguar tatimet, do të kenë mundësinë e pagimit nëpërmjet këtij opsioni.

Fillimisht, mund të paguhet vetëm me bitkoinë, por jo edhe me valuta tjera si ethereum apo litecoin, të cilat mund të përfshihen në të ardhmen.

“Jemi të parët, që po ua mundësojmë banorëve të paguajnë, nëpërmjet një sistemi shumë më të sofistikuar” ka thënë kryetari i Innisfil, Lyn Dollin në nja komunikatë.

Nëpërmjet këtij projekti, ata pretendojnë t’i tregojnë botës se janë të gatshëm për të ardhmen, si një komunitet me shumë inovacion.

Zyrtarët e këtij qyteti, po bashkëpunojnë me kompaninë Coinberry me bazë në Toronto, që do t’i transferojë kriptovalutat në dollarë kanadezë, për t’i transferuar në llogaritë e thesarit të qytetit.

“Nëse kjo bëhet realitet, Kanadaja do të hyjë në historinë, për aplikim real të teknologjisë moderve” thuhet në komunikatën e kompanisë Coinberry.

Të gjithë ata që paguajnë me kartelë bankare, iu ndalohen nga 3.5 për qind e vlerës, ndërsa për pagesa me kriptovaluta iu ndalohet vetëm gjysma, si motivim për të përdorur sistemin e ri.

Më 17 dhjetor të vitit 2017, kritovaluta ka qenë në nivelin e saj m të lartë, por vlera saj ka rënë shumë pas një të ardhme të shkurtër.

Mbështetësit e valutave digjitale, besojnë se mund t’i vijë koha dhe të shmangen bankat, pasi që të gjitha pagesat mund të kryhet me kriptovaluta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori