LAJMI I FUNDIT:

Në një minierë diamantesh, zbulohet mumia e një krijese bizare (Foto)

Në një minierë diamantesh, zbulohet mumia e një krijese bizare (Foto)

Krijesa e çuditshme që është nxjerrë nga një terren i akullt në një minierë në Siberi, ngjanë me diçka që shihet vetëm nëpër filma.

Mbetjet e kësaj që besohet të jetë një gjitar mishngrënës, janë gjetur në një sediment me rërë në minierën e diamanteve që ndodhet në Udachny, transmeton Telegrafi.


Minatorët që kanë hasur në të, kanë mbetur të befasuar dhe e kanë quajtur ‘mumia e përbindëshit’. Madje, ka pasur të tillë që kanë thënë se mund të jetë e gjeneratës së dinozaurëve.

Në një minierë diamantesh zbulohet mumia e nje krijese bizare foto 2

Por, njohësit e kafshëve kanë thënë se është e lashtë, ndërsa kanë hequr mundësinë e këtyre spekulimeve.

Kjo kafshë besohet të jetë një ujk, dhelpër, vidër apo qen, që ka ngordhur shumë më parë, por që është ruajtur mirë në një hapësirë pa ajër. /Telegrafi/