LAJMI I FUNDIT:

Në një klinikë në Prishtinë sekuestrohen dokumentacion dhe dëshmi për shmangie nga tatimi (Foto)

Në një klinikë në Prishtinë sekuestrohen dokumentacion dhe dëshmi për shmangie nga tatimi (Foto)

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në bashkëpunim me Policinë e Krimeve Ekonomike, ka zhvilluar një bastisje te një Klinikë në Prishtinë, nën dyshimet për shmangie tatimore, deklarime të rrejshme.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar dhe të gjitha veprimet ligjore janë ndërmarrë sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, thuhet në njoftimin e ATK-së.


Në vendngjarje gjatë kontrollimit të lokacionit janë gjetur para të gatshme, para të cilat nuk janë përputhur me deklarimet që janë bërë për ATK-në.

Nga hetuesit tatimorë janë sekuestruar, para të gatshme, dy laptopë, fletore personale me shënime të pagesave nga klientët, 6 telefona dhe një pasaportë, si dhe shumë dokumentacione të tjera që do të përdoren në procedura të mëtutjeshme.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit tatimorë dhe policët e krimeve ekonomike, është hasur në barna pa prejardhje, ku pastaj është ftuar në asistencë edhe Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët pas verifikimit të barnave kanë konstatuar se këto janë barna Hormane me origjinë të prejardhjes ose futjes në treg të panjohura.

Po ashtu ka pasur edhe produkte mjekësore me banderola të Kosovës, barna me afat së skaduara dhe pala e inspektuar nuk e ka dëshmuar origjinën e tyre.

Gjithashtu në tavolinën e punës Inspektorati Farmaceutik ka hasur në dokumentacionin shëndetësor ku është vërejtur se janë trajtuar pacient për IVF, si dhe është hasur në disa epruveta likide ngjyrë vjollce, ku këto janë sekuestruar si prova materiale dhe për analizë të mëtutjeshme.

Shuma e  parave të sekuestrua dhe të gjitha dëshmitë tjera të sekuestruara do të mbahen deri me një vendim të Prokurorisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori