LAJMI I FUNDIT:

Në një auto-sallon në SHBA, hajnat vjedhin për 45 sekonda gjashtë vetura Dodge Challenger SRT Hellcat – kapin vlerën e 600 mijë dollarëve

Në një auto-sallon në SHBA, hajnat vjedhin për 45 sekonda gjashtë vetura Dodge Challenger SRT Hellcat – kapin vlerën e 600 mijë dollarëve

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur hajnat nga një auto sallon vjedhin gjashtë njësi të modelit Dodge Challenger SRT Hellcat, për më pak se një minutë.

Hajnat arritën të futen në sallonin Don Franklin Somerset Chrysler Dodge Jeep Ram që gjendet në Somerset të Kentcuky, SHBA, një vend vetëm 90 minuta larg Lexington apo 50 minuta në veri të kufirit me Tennessee, transmeton Telegrafi.


Për vjedhjen e gjashtë veturave që kapin vlerën totale prej 600 mijë dollarëve, u është dashur shumë pak kohë hajnave.

Policia amerikane ka njoftuar se shtatë persona ishin futur në auto sallon përmes një dritareje, ku më pas gjetën çelësat dhe i morën. Për vjedhjen u janë dashur vetëm 45 sekonda.

Gjatë vjedhjes është aktivizuar alarmi, që i nevojiten 60 sekonda të alarmoj autoritetet, megjithatë veturat u “zhdukën” 20 sekonda para se të alarmoheshin autoritetet. Policia arriti te auto salloni tre minuta pas vjedhjes, pra kur hajnat ishin larguar me vetura.

Ata ishin nisur në drejtime të ndryshme, por policia arriti t’i gjejë pesë nga gjashtë veturat, ku një prej tyre u shkatërrua gjatë ndjekjes kurse shoferi u arrestua.

Katër vetura u gjetën në lokacione të ndryshme në Tennessee dhe Alabama, e një kishte mbetur pa derivat. Megjithatë, policia është akoma në kërkim të veturës së gjashtë që besojnë se gjendet në Alabama. /Telegrafi/