LAJMI I FUNDIT:

Në natën kur raketa ra në territorin e Polonisë, komedianët rusë shtiren kinse janë presidenti francez – bisedojnë në telefon me Andrzej Duda

Në natën kur raketa ra në territorin e Polonisë, komedianët rusë shtiren kinse janë presidenti francez – bisedojnë në telefon me Andrzej Duda

Komedianët rusë që u shtirën kinse janë presidenti francez Emmanuel Macron, arritën përmes telefonit deri te presidenti polak, në natën kur një raketë ra në fshatin polak përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, raporton Sky News.

Komedianët e njohur me nofkat Voxan dhe Lexus, kanë publikuar në internet bisedën telefonike që zgjati shtatë minuta e gjysmë.


Në regjistrim dëgjohet sesi njëri prej tyre tenton përpiqet të flasë me theks francez me presidentin polak Andrzej Duda, transmeton Telegrafi.

Zyra e presidentit polak ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur, gjë që me siguri kjo do të ngrejë një sërë pyetjesh në Poloni.

Kjo është hera e dytë në dy vitet e fundit që komedianët rusë arrijnë tek Duda.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese është se incidenti ndodhi në natën kur e gjithë bota kishte frikë se lufta ruse në Ukrainë, mund të kalonte kufijtë e vendit.

“Emmanuel, më beso, jam shumë i kujdesshëm”, thotë Duda në audio-incizimin duke shtuar “nuk dua luftë me rusët, më beso, jam shumë i kujdesshëm”.

E gjatë bisedës telefonike dhe mënyrës së pazakontë të diskutimit me bashkëbiseduesin, Duda e kuptoi se mund të bëhet fjalë për ndonjë mashtrim dhe kështu ndërpreu bisedën telefonike.

Zyrtarët polakë kanë filluar hetimet që ka për qëllim që përcaktojë sesi komedianët rusë iu mundësua biseda me presidentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori