LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i vitit 2021, nis seanca e Kuvendit

Buxheti i vitit 2021, nis seanca e Kuvendit

E plotësuar- Pas më shumë se 40 minuta vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit ku në rend dite është miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2021.

Të pranishëm në sallë aktualisht janë 74 deputetë. /Telegrafi/


——

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se, nuk ka kuorum për nisjen e seancës parlamentare.

Në këtë seancë është paraparë të miratohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2021.

“Nuk ka kuorum. Lus shefat e grupeve parlamentare që t’i njoftojnë deputetet për nisjen e seancës”, tha Osmani, përcjell Telegrafi.

Kjo seancë është ftuar me kërkesën e më shumë se 40 deputetëve, ku Lidhja Demokratike e Kosovës, që udhëheq me Qeverinë, po kërkon që buxheti të miratohet para se të mbahen zgjedhjet e reja.

Detajet e Projektbuxhetit për vitin 2021 – 182 milionë euro parashihen për Rimëkëmbjen Ekonomike
Lexo po ashtu Detajet e Projektbuxhetit për vitin 2021 – 182 milionë euro parashihen për Rimëkëmbjen Ekonomike

Edhe vetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, Bashkimi Evropian dhe komuniteti i biznesit kanë kërkuar që ky buxhet të votohet para mbajtjes së zgjedhje.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro. /Telegrafi/