LAJMI I FUNDIT:

Në Morinë, mërgimtarët presin në temperatura të larta për policën e sigurimit

Në Morinë, mërgimtarët presin në temperatura të larta për policën e sigurimit

Në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë, gjatë ditës së sotme janë parë automjete të shumta të mërgimtarëve tanë, të cilët kanë pritur nëpër mot me vapë për policën e sigurimit.

Në pamjet e siguruara nga Telegrafi shihen automjetet e parkuara dhe grumbulli i bashkathdhetarët tanë duke pritur para sportelit të byrosë së sigurimeve.


Qeveria e Kosovës edhe këtë vit ka vendosur që të gjithë mërgimtarëve që vijnë në Kosovë t’ua kompensojë pagesat e polisave kufitare.

Përmes një platforme online, mërgimtarët mund të pajisen me formularë por që duket se ata ende nuk janë të informuar për këtë.

Ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit, përmes një njoftimi ka bërë një sqarim për bashkëatdhetarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në lidhje me primin e sigurimit kufitar, për të cilin Qeveria u zotua se do ta mbulojë koston e policave të lëshuara deri në fund të këtij viti.

Sami Mazreku – drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka folur në lidhje me subvencionimin e policës së sigurimit, për bashkatdhetarët të cilët vijnë nga diaspora.

Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, duhet ta paguajnë  për Policën e Sigurimit por me vendimin e ri do të ketë dallime nga viti i kaluar,  sepse tash duhet që bashkatdhetarët aplikojnë për rimbursimin e mjeteve.

Mazreku ka sqaruar se  ata kanë bërë një njoftim në media, në pika kufitare dhe se po ashtu në ato pika e kanë sqaruar se mjetet e paguara mund të rimbursohen.

“Në këtë vit diaspora do të paguaj polisen, por ne si BKS kemi vendosur QR codin nëpër mjete të cilët e kanë mundësinë që të mbushin aplikacionin për rimburismin e mjeteve”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori