Janë mbi 300 mbetje mortore në Institutin e Mjekësisë Ligjore që datojnë që nga Lufta e Parë Botërore e deri në luftën e vitit 1999 në Kosovë, e që nuk janë identifikuar ende se kujt i përkasin.
Por, shumica e këtyre mbetjeve mortore janë të personave që nuk ndërlidhen me luftën e fundit, por që aktualisht janë në Morgun e Prishtinës.
Në morg ka trupa të foshnjave të porsalindura, por edhe shtetas të huaj të cilët kanë vdekur në mënyra të ndryshme që nga paslufta, por që asnjëherë askush nuk i ka kërkuar.
Këta të fundit do të varrosen në një lokacion që komuna e Prishtinës ka ndarë afër varrezave në Dragodan.
Por, në këto varreza nuk do të varrosen mbetjet mortore që kanë mbetur nga lufta e fundit.
Udhëheqësi i Departamentit të Mjekësisë Ligjor, Arsim Gërxhaliu, ka treguar për KosovaPress se për shkak të mbingarkesës të frigoriferëve me mbetje mortore, janë rastet e shtetasve të huaj, fetuset, të porsalindurit dhe rastet të cilat familjarët nuk dëshirojnë t’i marrin, ato të cilat do të varrosen për të liruar hapësira në frigoriferë në mënyrë që të krijohet hapësirë për prurjet e reja nga punët që priten të fillojnë së shpejti në teren.
Ai ka theksuar se janë përkujdesur që varrimi i tyre të bëhet me kujdes të veçantë, në mënyrë që nëse del diçka e re pas analizave të ADN-së, këto mbetje të mund të zhvarrosen dhe t’iu jepen familjarëve.
“Ne do të jemi të kujdesshëm se cilat raste do t’i dërgojmë në varrezën e përbashkët. Ato do të varrosen me kode. Bën edhe filteri i gabimeve, do të thotë do të jetë me pllakë metalike të lartë si dhe pjesën metalike si dhe pjesën të cilën e kanë nëpër qeskat që ne i përdorim. Thjesht nëse lind diçka e re, pas analizave të ADN-së, dhe ndërlidhen me rastet që janë në interes të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ato do të zhvarrosen dhe do t’iu dorëzohen familjarëve”, sqaroi ai.
Gërxhaliu tha se mbetjet mortore të luftës së fundit do t’i mbajnë sepse ato kanë mbetur çështje e hapur dhe se së shpejti do të del një strategji nga Qeveria lidhur me qasjen ndaj tyre.
E udhëheqësi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, thekson se problem në vete për mosidentifikimin e deritashëm të këtyre mbetjeve ka qenë mënyra e punës e Tribunalit të Hagës fillimisht, mosinteresimi i familjarëve të të vdekurve, si dhe fakti se janë mbi 100 familje të cilat ende nuk kanë dhënë gjak, e për të cilat sipas tij duhet të shikohet mënyra se si të gjendet qasja ndaj tyre në mënyrë që të mund të pastrohet çështja.
“Deri më 2002 ka punuar Tribunali i Hagës, të cilët kanë punuar me metoda klasike, pa ato të ADN-së. Pastaj e kemi fazën e UNMIK-ut dhe së fundmi edhe EULEX, i cili faktikisht ekspertët e huaj kanë bërë një pastrim relativisht të mirë të mbetjeve të cilat kanë qenë mos të them gati 500 mbetje mortore dhe të cilat janë dërguar për analiza të ADN-së. Por analizat të cilat i kemi tani nuk përputhen me dhënësit e gjakut nga familjarët, që janë së paku 3 anëtar. Ne i kemi diku rreth 2 mijë e 900 familje të cilat kanë dhënë gjak. I kemi edhe mbi 100 familje të cilat nuk japin gjak, për të cilat duhet të shikohet të gjendet një rrugë e qasjes me ata familjarë në mënyrë që të mund ta pastrojmë çështjen”, tha Gërxhaliu.
Të enjten është bërë e ditur edhe lokacioni ku do të varrosen mbetjet mortore të personave që kanë vdekur e s’i marr askush.
Kjo është bërë me kërkesë të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur për ta liruar hapësirën e morgut pasi që nuk ka edhe shumë vend.
Arsyen e këtij veprimi që ka ndërmarr Komisioni e ka shpjeguar Jahja Lluka që është edhe bartës i dosjes për persona të zhdukur në Qeverinë e Kosovës.
Lluka ka thënë të enjten se familjarët e personave të vdekur ngurrojnë t’i marrin t’i varrosin për siq tha ai “veprimtarisë së dyshimtë të familjarëve të tyre”.
“Pasi që morgu i Prishtinës është i mbingarkuar me mbetje mortore, ne së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore kemi ardhur deri te një përfundim që është mirë që të gjithë ata njerëz ta kenë një varr. Aty në morgun e Prishtinës ka njerëz të cilët kanë prejardhje të ndryshme nga shumë shtete , por edhe nga shumë qytete të Kosovës… kemi raste kur familjarët nuk duan t’i marrin mbetjet mortore të familjarëve të vet për arsye se kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit, kemi raste edhe të disa personave që janë shtetas të huaj dhe askush nuk interesohet për ta”, ka thënë tha Lluka.
Edhe Lluka ka theksuar se hapësira e ndarë do të jetë për ata që nuk janë të zhdukur dhe nuk kanë qenë pjesë e luftës dhe në rast se paraqitet ndonjë familjarë do të u jepet mundësia që t’i marrin të afërmit ë tyre.
Në Kosovë aktualisht janë 1652 persona që figurojnë të zhdukur në luftën e vitit 1999 dhe i përkasin të gjitha përkatësive etnike./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë