LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë do të ndërtohen 51 shtëpi për familjet në nevojë

Në Mitrovicë do të ndërtohen 51 shtëpi për familjet në nevojë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim humanistin, kryetarin e Shoqatës Bamirëse  “Jetimat e  Ballkanit”, Halil Kastratin dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin me këtë shoqatë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës Bamirëse ”Jetimat e Ballkanit” për realizimin  e projektit për ndërtimin e 40 shtëpive për familjet skamnore të cilat nuk e kanë të zgjedhur çështjen e strehimit.


Përmes kësaj marrëveshje Komuna e Mitrovicës do të participojë me mjete financiare në shumë totale prej 200,000 mijë euro, si dhe ka siguruar pronën komunale për ndërtimin e të gjitha shtëpive për familjet në nevojë.

Kryetari Bahtiri, vlerësoi kontributin e shoqatës dhe angazhimin e humanistit Kastrati me  bashkëpunëtorët e tij, duke thënë se shoqata e tyre vazhdimisht ka ndihmuar shumë familje të Mitrovicës me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve skamnore dhe ka ofruar ndihmë mujore financiare për fëmijët jetimë.

Po ashtu pjesë e këtij projekti do të jenë edhe Lindrit Misini, pronar i lokalit Missini Sweets, së bashku me djemtë e Mitrovicës të cilët do të ndërtojnë 10 shtëpi për familjet që janë në nevojë.

Edhe Bahtiri gjatë këtij takimi theksoi se kësaj vepre madhështore të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe djemve të Mitrovicës do t’i bashkëngjitet edhe ai duke ofruar mjete financiare për ndërtimin e një shtëpie nga buxheti i tij.

Me këtë rast kryetari Bahtiri dhe humanisti Kastrati u dakorduan që bashkëpunimin mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ta ngritin në nivel institucional, në mënyrë që të përfshihet një numër sa më i madh i familjeve në nevojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori