LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë sekuestrohen tri armë

Në Mitrovicë sekuestrohen tri armë

Në 24 orët e fundit, në tri raste të ndara, njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jug, kanë sekuestruar tri armë.

Në rastin e parë sekuestrimi i armës është realizuar rreth orës 17:58, të datës 26 gusht 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq, në kohën kur një Njësi e Reagimit të Shpejtë në një pikë kontrolli, ka ndaluar të dyshuarin për kontrolle rutinë, me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar në automjetin që e drejtonte i dyshuari F.M., 36 vjeçar është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e tipit ‘skorpion’, një karikator dhe 14 fishek.


Në rastin e dytë sekuestrimi i armës është realizuar, dje më 26 gusht 2021, rreth orës 21:00, në rrugën “Gjon Belushi” ku nga njësia e DHTN gjatë intervistimit i dyshuari A.K.,51 vjeçar ka pranuar që posedon një pistoletën. Ku njësia policore e Stacionit Policor Jug- Mitrovicë, si provë materiale ka sekuestruar një pistoletë e llojit “TT’ dhe një karikator të zbrazet.

Ndërsa në rastin e tretë, sekuestrimi i armës është realizuar dje me datën 26 gusht 2021, rreth orës 23:10, në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi patrulluese gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.B., 37 vjeçar, është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë “ Ekol tuna” dhe një karikator, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastet janë arrestuar të dyshuarit në fjalë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre janë hapur rastet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori