LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë inaugurohen fotografitë e personaliteteve më të shquara, mungon ajo e ish kryeministrit Bajram Rexhepi

Në Mitrovicë inaugurohen fotografitë e personaliteteve më të shquara, mungon ajo e ish kryeministrit Bajram Rexhepi

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mori pjesë në inaugurimin e fotografive të 27 personaliteteve më të shquara në historinë e qytetit të Mitrovicës.

Në vendin e lindjes së saj, Osmani, theksoi se i pëlqen kjo ide dhe tha se si shoqëri duhet përkrahur të gjitha fushat, njofton Klan Kosova.

“Një shoqëri që injoron intelektualin, një shoqëri që injoron sportistin, një shoqëri që injoron artistin e dijetarin, nuk mundet kurrë me ecë përpara, dhe ne nuk jemi shoqëri e tillë”, tha Osmani.

Për të marrë pjesë në këtë ngjarje erdhën edhe përfaqësues nga Sanxhaku, e po ashtu edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët thanë se iu vjen mirë që në qendër të qytetit do të kenë disa nga figurat që dhanë mund për Mitrovicën.

Megjithatë, kritika pati Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë, që thonë se duhet të përfshihen edhe dhjetëra emra të tjerë, në mesin e tyre edhe Bajram Rexhepi.

Këta mbase do të jenë pjesë e fotografive që do të vendosen në muajt në vijim, ngase sipas komunarëve kjo është thjeshtë faza e parë. /klankosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori