LAJMI I FUNDIT:

Në mesin e mijëra personave që kërkuan vetëvrasje të asistuar në Belgjikë, janë edhe tre fëmijë

Në mesin e mijëra personave që kërkuan vetëvrasje të asistuar në Belgjikë, janë edhe tre fëmijë

Belgjika është shteti i vetëm në botë, që lejon vetëvrasjen e asistuar edhe për fëmijë, pa pasur parasysh moshën e tyre.

Janë tre fëmijë që iu nënshtruan eutanazisë, si pjesë e ligjit radikal – që po konsiderohet nga kundërshtarët si zhvleftësues i jetës, transmeton Telegrafi.


Sipas një raporti zyrtar, numri i atyre që kërkojnë vetëvrasje të asistuar është pesëfishuar në dhjetë vitet e fundit. Kjo praktikë ishte legalizuar në Belgjikë me 2003, një vit pasi e njëjta ndodhi në Holandë.

Më 2007, në Belgjikë zgjodhën autanazinë 495 persona. Statistikat e fundit flasin se 2,028 njerëz zgjodhën të vdesin në këtë mënyrë më 2016, teksa një vit më vonë ky numër u rrit për 14 për qind, duke u ngritur në 2,309.

Gjatë vitit 2016 janë asistuar për vdekje dy fëmijë, ndërsa një tjetër më 2017. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditura, ndërsa raportohet se që të tre ishin të sëmurë me kancer.

Derisa në Holandë, nuk lejohet kjo praktikë për ata që janë nën 12 vjet, ligji belg i miratuar më 2014, nuk ndalon një gjë të tillë, duke bërë që rasti të shkaktoi kundërshtime të mëdha. Shumica e kundërshtarëve, janë nga grupe, që e kanë cilësuar këtë asistencë si ‘zhvleftësim të jetës’ dhe ‘një hap i tepruar’.

Nga 4,437 persona që iu nënshtruan eutanazisë në Belgjikë gjatë viteve 2016 dhe 2017, shumica ishin të sëmurë me kancer.

Prej tyre, 710 ishin të moshuar dhe me gjendje të rrënduar, të lodhur nga sëmundjet e ndryshme, shumica të verbër apo me mungesë përqendrimi. /Telegrafi/