LAJMI I FUNDIT:

Në “merak” për Luana Vjollcën edhe Pandeli Majko, deputeti shqiptar duket i “fiksuar” pas bukuroshes (Video)

Në “merak” për Luana Vjollcën edhe Pandeli Majko, deputeti shqiptar duket i “fiksuar” pas bukuroshes (Video)

Emisioni “Kjo javë” në News24 është bërë pjesë e agjendës së shqiptarëve për të shtunën, ku përveç temave të nxehta të aktualitetit, i dhuron publikut edhe momente gazmore nga politika.

Këtë radhë videoja gazmore hapet me hapat e deputetëve që nxitojnë të hyjnë në sallë, por ajo që bie në sy padyshim janë këpucët e tyre, jo fort të lira.


Më pas politikanë e gazetarë kalojnë pak kohë bashkë para seancës ku pritej të merreshin vendime të rëndësishme.

Deputeti i LSI-së hyn në oborrin e parlamentit si “James Bond” i politikës shqiptare.

Kolegët përshëndesin e përqafojnë deputetin Bashkim Fino, i cili i mungoi disa kohë parlamentit për shkak të problemeve shëndetësore.

Por duket se ligjvënësit e kanë keq punën me ambientin. Ndërsa tymosin cigare në shkallët e parlamentit, ata nuk ngurrojnë t’i hedhin bishtat aty ku rrinë. Çfarë do thoshte kryetari i Bashkisë për këtë?! Sa do e kenë gjobën Dashamir Peza dhe Eduard Shalsi?

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj duket se po e përjeton shumë ‘ping-pongun’ qeveri-Kuvend dhe shfaqet tepër e shqetësuar në podiumin e sallës së seancave ndërsa bisedon me kolegët dhe koleget e saj. Arta Dade hap portalet për t’u njohur me lajmet më të fundit.

Pandeli Majko duket i fiksuar keq pas bukuroshes Luana Vjollca, e cila kohët e fundit është vënë në qendër të lajmeve për shkak të problemeve me një fans të saj.

Për disa minuta Majko, të cilin kryeministri e cilëson gjithmonë të ri, nuk e heq vëmendjen nga lajmi për Luanën.

E ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tenton të ulet në karrigen e kryeministrit por heq dorë në momentin e fundit dhe i afrohet zëvendëskryeministrit Peleshi i zënë në faj për idenë ‘e çmendur’. /bw/