LAJMI I FUNDIT:

Në mënyrë misterioze, 17 nuse kanë ikur nga fshati (Foto)

Në mënyrë misterioze, 17 nuse kanë ikur nga fshati (Foto)

Në fshatin Nan, që ndodhet në provincën Fujian të Kinës, kanë ikur në mënyrë misterioze 17 nuse.

Këto femra nga Vietnami, janë martuar me kinezë në këmbim të parave, meqë në këtë vend ka numër të madh të meshkujve e shumë pak femra.

Nuk dihen arsyet pse janë zhdukur për një ditë dhjetë nuse, ndërsa në ditët vazhdim edhe shtatë të tjera, transmeton Telegrafi.

Njëra nga të ikurat ishte e martuar për gjashtë muaj, ndërsa të tjerat për kohë më të shkurtër.

Vendasit që kishin paguar afro dhjetëmijë euro për një nuse, thonë se kanë jetuar ditë të lumtura martesore dhe se nuk kanë pasur probleme.

Pople’s Daily raporton se disa prej nuseve të ikura, janë shtatzënë.

Personi që kishte kryer mblesërinë me pagesë, është i dyshuari kryesor si shkaktar i ikjeve. Ai dyshohet, se këto nuse do t’i shes në vende të tjera në Kinë, ku paguhet më shumë. /Telegrafi/

nan4

nan3

nan2