Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.
“Përkundër se populli shqiptar ka qenë viktimë e një lufte të imponuar, me vite të tëra, proceset gjyqësore të pabaza, i kanë përndjekur ndër vite ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kulmi i të cilave manifestohet me procesin e Dhomave të Specializuara, në të cilat aktualisht po mbahen ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Eliza Hoxha.
Më tej, ajo ka shtuar se duke qenë plotësisht koshient se drejtësia si parim, është e paanshme, e plotë dhe manifeston të vërtetën, ajo beson në drejtësi, si dhe pret një epilog të drejtë të këtij procesi gjyqësor.
“Gjithsesi, duhet të jemi edhe koshient, se përpjekja për ta ndryshuar historinë e luftës sonë çlirimtare, është përpjekje e pabazë dhe e pamundur dhe ne, nuk duhet ta lejojmë që të ndodhë. Prandaj, me rastin e fillimit të procesit gjyqësor kundër ish krerëve të UҪK-së, në emër të solidaritetit me heronjtë tanë, më 2 prill, ju ftojmë për një Marsh solidarizimi për drejtësi. Për drejtësinë që e kërkojmë dhe kundër padrejtësive të reja”, ka thënë Hoxha.
Ideatori tjetër, Ismail Tasholli, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe për lirinë e vendit tonë dhe kjo është një e vërtetë historike të cilën duhet ta ruajmë si të tillë, sepse është një e vërtetë e gjithsecilit prej nesh – është e vërteta e Kosovës.
“Megjithatë, përbrenda vetë nesh, e kemi për obligim që të vërtetën historike e dinjitetin tonë kombëtar ta mbrojmë me përkushtim dhe pikërisht për këtë qëllim”, ka thënë Tasholli.
Me këtë rast, Tasholli ka ftuar të gjitha grupet shoqërore që të solidarizohen dhe të marrin pjesë në këtë Marsh, sepse kështu manifestojmë krenarinë dhe bindjet tona të palëkundura për drejtësinë që duhet të triumfojë ashtu siç ajo duhet të përputhet me të vërtetën e Epokës së lavdishme të UҪK-së.
“Siç kemi ditur të ecim me hapa drejt Evropës dhe botës së qytetëruar perëndimore, ashtu siç edhe kemi ditur të bashkëpunojmë e të jemi të hapur për drejtësi, ngjashëm dimë dhe duhet të tregojmë kulturën tonë qytetarë në solidarizim dhe mbrojtje të vlerave tona historike”, ka thënë Tasholli.
Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndron mbi sakrificën e pashembullt të luftëtarëve të lirisë, por edhe mbi sakrificën e popullsisë civile që gjatë viteve 1998-1999, ishte subjekt i një gjenocidi shtetëror të organizuar nga regjimi i Millosheviqit.
Eliza Hoxha tha se ne nuk mund t’i harrojmë skemat e krimeve të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilat kanë qenë prezente kudo nëpër Kosovë dhe janë ushtruar brutalisht ndaj burrave, grave, pleqve, të rinjve, të rejave dhe fëmijëve.
“Kjo sakrificë në mes tjerash kuptohet përmes mbi 11 mijë viktimave civile, mes të cilëve 1.133 fëmijë, në mijëra të zhdukur, prej të cilëve, mbi 1600 vazhdojnë të jenë të pagjetur, në dhunimin e rreth 20 mijë viktimave të dhunës seksuale, me fokus gratë dhe vajzat, spastrimin etnik, shpërngulje të dhunshme nga shtëpitë dhe nga Kosova të mbi 1 milion shqiptarëve. Dhe, në vend se të kishim llogaridhënie për këto krime të rënda në përmasa gjenocidi, kriminelët nga mesi i paramilitarëve, policëve, ushtarëve dhe ushtarakëve serbë, në shumësi janë amnistuar apo nuk kanë dalë para përgjegjësisë”, ka përfunduar Hoxha.
Marshi solidarizues për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët