LAJMI I FUNDIT:

Në mars fillojnë punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Në mars fillojnë punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se edhe këtë vit do të ketë investime në infrastrukturën rrugore të Kosovës.

“Tani po punohet në të gjitha pjesët e Kosovës. Punët po shkojnë mirë në nderimin e Autostradën për Shkup, e cila pritet të përfundojë në fund të vitit. Po ashtu jemi në fazën për fillimin e ndërtimit të Autostradës për Gjilan. Presim që së shpejti të fillojnë punimet. Për këtë Autostradë janë siguruar 126 milionë euro”, tha Kadriu në emisionin e mëngjesit në RTK.


Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, bëri me dije pjesa e autostradës deri në Kaçanik do të lëshohet në qershor të këtij viti.

“Në këtë autostradë po ndërtohet ura më e madhe në rajon, ajo urë është 6.7 km është ura e Kaçanikut dhe e gjitha është në ajër dhe kalon mbi lumin Lepenc, nga Kaçanikut deri ën Han të Elezit. Kjo urë do të jetë edhe atraksion turistik”, tha Kadriu. /Telegrafi/