LAJMI I FUNDIT:

Në marketet e “Viva Fresh Store”, buka vetëm 15 centë

Në marketet e “Viva Fresh Store”, buka vetëm 15 centë

Që nga e dita e martë në të gjitha dyqanet e ‘Viva Fresh Store’ buka standarde do të kushtojë vetëm 15 centë.

“Viva Fresh Store” ka vendosur që të subvencionojë çmimin e bukës për të ndikuar në zbutjen e peshës së shportës së konsumatorit.

“Çmimi i bukës prej 15 centëve do të aplikohet në 18 qytete të Kosovës në gjithsej 42 dyqane”, tha Drejtori i Marketingut në Viva Fresh, Erton Bega.

Tutje gjatë konferencës për media,  Bega theksoi se përmes kësaj synohet të zbutet pesha e shportës së konsumatorit.

“Për këtë kemi kontraktuar një furrtar për sasinë e 50 mijë bukëve”, tha ai.

Ky vendim do të aplikohet të paktën për rreth një vit dhe synon t’i ndihmojë familjet kosovare.

Ndërsa në secilin furrë të bukës e markete, një bukë standarde  vazhdon të kushtojë 30 centë.

Artikull i sponzorizuar