LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni do të ketë edhe tatim solidariteti

Në Maqedoni do të ketë edhe tatim solidariteti

Në Maqedoninë e Veriut këtë vit do të paguhet edhe një tatim tjetër shtesë, por kjo nuk prek qytetarët, përpos kompanive që kanë qarkullim të madh gjatë vitit.

Sipas propozim ligjit për tatimin e solidaritetit, këtë tatim do ta paguajnë të gjitha kompanitë që vitin e kaluar kanë pasur të ardhura mbi 10 milionë euro.


Këto kompani do të paguajnë tatimin në masën 30 për qind mbi diferencën e fitimit krahasuar me tre vitet e mëparshme. Për ata që nuk do të raportojnë saktë të ardhurat ose nuk do të paguajnë tatimin parashikohen edhe gjoba.

Propozues është Qeveria, ndërsa ligjin që pritet të kalojë në Kuvend pas procedurës së shkurtuar, para deputetëve do ta mbrojnë ministri i Financave Fatmir Besimi dhe zëvendësi i tyre Filip Nikoloski.

Qëllimi i këtij ligji është që të gjithë të marrin pjesë në shlyerjen e shpenzimeve publike në përputhje me mundësitë e tyre ekonomike dhe të kontribuojnë në mënyrë solidare në zbutjen e pasojave të krizës.

“Ligji i propozuar parashikon vendosjen e tatimit të solidaritetit për vitin 2023 si tarifë publike e njëhershme, e jashtëzakonshme dhe e përkohshme. Përgjegjës për pagesën e këtij lloji të tatimit është personi përgjegjës për tatimin në fitim në përputhje me Ligjin për tatimin në fitim, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura totale më të mëdha se 615.000.000 denarë (10 milionë euro)”, thuhet në ligj.

Qeveria tha se kjo taksë do të sjellë në buxhet një shumë prej rreth 4,7 miliardë denarë, që është 76,4 milionë euro. Ata gjithashtu shtojnë se nuk është një ligj i gjerë dhe kompleks, prandaj kërkohet që të miratohet pas një procedure të shkurtuar. Tatimi i solidaritetit do të jetë 30 për qind, thekson ligji. Gjobat do të jenë nga 1800 euro – 10 mijë euro varësisht nga kapaciteti i kompanisë, ndërsa për drejtorët e saj pasojnë gjoba nga 150-500 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori