LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni rritet numri i përdoruesve të internetit

Në Maqedoni rritet numri i përdoruesve të internetit

Në Maqedoni, 1.583.315 njerëz ose 75.9 për qind e popullsisë përdorin internetin, ndërsa një milion (48 për qind) janë të lidhur në rrjetin social Facebook, sipas web faqes statistikore të specializuara “Internet World Stats”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në numrin e përdoruesve të internetit, krahasuar me fundin e tetorit të vitit të kaluar, ka një rritje prej 80.000, ndërsa nuk ka ndryshim në të dhënat për përdoruesit e Facebook.


Nga vendet e rajonit, më shumë se Maqedonia, internetin kanë përdorur në Kroaci (90.9 për qind), Bosnjë dhe Hercegovinën (80.7 për qind) dhe Slloveni (79.9 për qind). Pas Maqedonisë, renditet Serbia (72.2 për qind), Greqia (70.1 për qind), Mali i Zi (69.9 për qind) dhe Bullgaria (66.3 përqind).

Në Evropë, internetit e përdorin 704 milionë njerëz, ndërsa krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, numri i përdoruesve të Facebook ka rënë për dy milionë, duke arritur në 341 milion.

Rrjeti online më shumë përdoret në Island dhe Norvegji, ku pothuajse e gjithë popullsia apo 99.2 për qind, kanë përdorur internetit. Në këto dy vende ka 63 për qind përdorues të Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori