Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se kanë nisur përgatitjet për transplantimin e katërt të zemrës.

“Fillojmë me përgatitjet për transplantimin e katërt të zemrës. Ekipi është i përgatitur dhe i motivuar si gjithmonë”, shkruan Filipçe.

Gjatë muajit të kaluar në Maqedoni ndodhi transplantimi i katërt i zemrës dhe i disa organeve te pacientët e tjerë.

Për herë të parë në Maqedoni transplantimi i zemrës ndodhi gjatë vitit të kaluar./Telegrafi/