LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni nis trendi më fisnik ndonjëherë për natyrën (Foto)

Në Maqedoni nis trendi më fisnik ndonjëherë për natyrën (Foto)

Drunjtë priten pa kontrollë nëpër gjithë territorin e Maqedonisë e s’ka kush që i ndal. Shteti nuk reagon as edhe kur lajmet për prerjet e drurëve kaplojnë gjithë mediat në vend.

Por, qytetarët nuk presin shtetin të reagojë. Ata kanë nisur një iniciativë fisnike për të pyllëzuar territorin e gjithë shtetit.


Krejt këtë me një nismë në Facebook ku kërkohët që të ruhen farat e pemëve dhe të hudhen në vende të pabanuara, nëpër male apo nëpër fusha.

Afrohet koha e kumbullave, pjeshkave, qershiave dhe kajsive. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që mos i hudhin farat e tyre nëpër mbeturina, por ato t’i lajnë, t’i thajnë në diell dhe pastaj t’i ruajnë në një letër dhe t’i mbajnë në veturë. Nëpër vendet rurale, ose gjatë vozitjes pranë vendeve të lëna pas dore ju mund t’i hudhni farat e frutave, që ata më vonë të zënë rënjë dhe të rriten drunjë të mëdhenj” shkruhet në postimin e iniciativës “Për Maqedoni më të pastër dhe më të bukur, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këtë postim e kanë mbështetur mbi 15 mijë vetë, kurse mesazhi i njejtë është shpërndarë edhe nëpër faqe tjera por edhe nga njerëz tjerë që kanë ndikim në rrjetet sociale.

Kjo nismë në Maqedoni vjen si ide e huazuar nga Tajlanda, ku qeveria e atjeshme e ka promovuar këtë nismë duke bërë fushata të fuqishme dhe rezultatet kanë qenë të kënaqshme.

Rezultatet e kësaj nisme priten në të ardhmen por disa kanë shtuar dyshimet, se a mund këto fruta të rriten pa kujdesin e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori