LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni mbi një mijë bebe më pak se vjet

Në Maqedoni mbi një mijë bebe më pak se vjet
Foto: Ilustrim

Projeksionet pesimiste për të ardhmen demografike të vendit se deri në fund të këtij shekulli pritet të numërojë 50 për qind më pak banorë, përligjen sa nga shifrat në rritje të emigracionit, po aq edhe nga rënia e vazhdueshme e lindjeve. Po t’i referohemi të dhënave zyrtare, numri i foshnjave që lindin gjatë një viti vazhdon të bjerë. Nëse bëjmë një krahasim me shifrat e foshnjave që regjistroheshin dhjetë vjet më parë, diferenca është e madhe.

Për shembull në vitin 2012 numëroheshin mbi 23 mijë lindje brenda një viti, ose mbi pesë mijë më shumë sesa një dekadë më vonë. Sipas të dhënave zyrtare gjatë të katër tremujorëve të 2022 janë regjistruar shifra lindjesh më të ulëta sesa periudhat e njëjta të vitit 2021. Në përgjithësi gjatë vitin e kaluar janë regjistruar 1019 lindje më pak sesa në 2022, ose gjithsej 17.771 foshnje.


“Në tremujorin e katërt të vitit 2022 kanë lindur 4427 fëmijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i tyre është ulur me 4.7%. Shtimi natyror është minus 616 persona, pra numri i lindjeve të gjalla është më i vogël se numri i të vdekurve”, thuhet në një prej publikimeve të fundit të ESHS.

Rënia e numrit tipike për komuna kryesisht maqedonase, si Ohri, Manastir, Prilep e të tjera, gjatë këtyre viteve ka prekur edhe komunat ku dominon popullsia shqiptare. Shumë prej tyre, sidomos Gostivari, Kërçova regjistrojnë shifra shqetësuese të rënies së numrit të foshnjave.

Tetova, po të krahasohen të dhënat me ato të vitit 2010, numri i foshnjave është reduktuar me 115. Në Gostivar – gjatë një dekade numri ka rënë me 218 foshnje, në Strugë 127 foshnje më pak, Strugë 52 më pak. Ulje të mëdha vërehen në Shkup, edhe pse konsiderohet si një prej komunave që vazhdimisht popullohet me të ardhur nga komunat e tjera.

Në kryeqytet, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar mbi 400 lindje më pak. Reduktimi në vite i numrit të lindjeve nga njëra anë dhe rritja e numrit të vdekjeve – e zhvendosi Maqedoninë e Veriut për herë të parë në 25 vjet, duke hyrë në zonën e rritjes natyrore negative, ose të plakjes demografike. Për rrjedhojë brenda dekadës së fundit, shkollat në vend kanë humbur rreth 30 mijë nxënës, ku në këtë reduktim drastik kanë kontribuar sa migrimi, po aq edhe shifrat gjithnjë e në rënie të lindjeve.

Sipas regjistrimit më të fundit të popullsisë (në shtator të vitit 2021), Maqedonia e Veriut numëron 1.836.713 banorë, që do të thotë 223.081 njerëz ose 10 për qind më pak se popullsia e vlerësuar në vitin 2016 dhe 236.989 persona ose 11.4 për qind më pak krahasuar me vitin 2011.

Viti 2022: 17.771 foshnje (1019 më pak)

Viti 2021: 18.790 foshnje (2.0 % më pak)

Viti 2020: 19.167 foshnje ( 4.1 % më pak)

Viti 2019: 19.845 ( 7.0 % më pak)

Viti 2018: 21.484 foshnje (1.9 % më pak)

Viti 2017: 21.946 foshnje (5.4 % më pak)

Viti 2016: 23.199 foshnje ( 0.3% më pak)

Viti 2015: 23.260 foshnje ( 2.2%)

Viti 2014: 23.767 foshnje (2.0% më shumë)

Viti 2013: 23.138 foshnje (1.8% më pak)

Viti 2012: 23.752 foshnje (3.5% më shumë sesa një vit më parë)./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori