LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka 10.000 vende të lira për punësim

Në Maqedoni ka 10.000 vende të lira për punësim

Nga Agjencia për Punësim informojnë se për çdo ditë thuajse janë të hapura nga 8.000 deri në 10.000 vende të lira për punësim. Drejtori i kësaj agjencie, Bekim Murrati, thekson se më tepër kërkesa për punë ka në sektorin e IT-së dhe hotelerisë dhe në atë të gastronomisë. Sipas tij, Agjencia për Punësim jep ndihmë të pakthyeshme prej 5000 euro për ata të rinj të cilët vendosin të hapin biznesin e tyre, por paraprakisht ata duhet t’i përmbushin disa kritere dhe rregulla.

“I vetmi kriter që duhet të plotësojnë është që personat të jenë si kërkues aktiv të punës respektivisht ata duhet çdo muaj të paraqiten në Entin për Punësim, si pjesë më atraktive edhe për të rinjtë por edhe për gjithë moshat mbetet masa e vetëpunësimit ku parashihet themelimi i subjekteve apo ndërmarrjeve. Nga 1887 persona, 36.6 për qind e tyre kanë qenë të rinj të moshës deri 29 vjeçare persona të cilët kanë marrë guximin të hapin apo themelojnë subjektet e tyre”, deklaroi për media drejtori i Agjencisë për Punësim. Murati shtoi se 1887 persona kanë formuar ndërmarrje të reja, në të cilën rreth 99 për qind e kompanive të reja vazhdojnë të jenë të suksesshme. Viti 2021 është ndër më të suksesshmit pasi që mbi 12mijë persona të pa punë shfrytëzuan masat aktive të planit operativ e të cilët sot janë të punësuar.


Aktivistja Donika Bakiu, për “Koha”, deklaron se kapacitet dhe fuqi e punës ekziston por jo edhe sinqeritet në pikëpamjet meritokratike të njohurive të punës, duke marrë shembull veten e saj ku sipas saj i është bërë padrejtësi sidomos në punësim.

“Është e vërtetë se e dëgjojmë në lajme se thonë ‘ka vende pune por jo punëtorë’, një gjë është e vërtetë se varet me çfarë po përballen ata. Të rinj punëtorë ka por jo servil! Të rinjtë në vendin tonë janë shumë të mirë. Për shembull vitin e kaluar pasi jam pranuar në punë ai vendim- kontratë apo nuk di çfarë ta quaj është gris me urdhër nga lartë në këtë rast Teuta Arifi ish- kryetarja e Tetovës. Mbi të gjitha pasi kam kaluar çdo lloj testi apo interviste dhe kam marrë përgjigje pozitive”, ka theksuar Bakiu.

Ndërkohë me të njëjtin mendim edhe aktivisti, Driat Grubi, sqaron se vendet e lira të punës, nuk përmbushin normën e buxhetit familjar, pasi që rroga është e ulët dhe kjo është e pa mjaftueshme për qytetarët e sidomos të rinjtë.

“Nuk është për tu habitur që vendet e lira të punës të cilat ndoshta edhe dita ditës zbrazen edhe me shume vijnë si arsye e një keq menaxhimi nga ana e institucioneve përgjegjëse ku ndër to më kryesorja ajo e ekzekutivit të shtetit. Nuk mund ta kem të qartë se çfarë perspektive apo të ardhme mund të kemi me rritjen e fundit të pagës minimale prej 18,000 denarëve ku njëkohësisht kemi edhe ngritjen marramendëse të çmimeve ku e gjitha kjo nënkupton vazhdimin e një trendi të njëjte të kualitetit të jetesës në vend. Vende të lira mund të ketë mirëpo kushte nuk ka”, thekson Grubi.

Po ashtu Drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati informoi se Plani Operativ është edhe një mekanizëm shumë i mirë për të ndaluar ikjen e të rinjve nga vendi. Ndërsa edhe për vitin 2022 është paraparë plani operativ por ende është në Qeveri dhe pritet të miratohet shumë shpejtë.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori