LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni janë paraqitur tre raste të dhunës familjare për një ditë

Në Maqedoni janë paraqitur tre raste të dhunës familjare për një ditë

Në stacionet policore të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme janë paraqitur tre raste të dhunës familjare.

Në ora 16.40 në Gostivar, oficerët e policisë nga DPB Gostivar arrestuan M.B (46) nga Gostivari nga që ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 35 vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse, tha MPB.


Një burrë nga Strumica është raportuar nga bashkëshortja e tij se e ka sulmuar fizikisht.

“Në ora 17.30 në Strumicë,  oficerët e policisë nga SPB Strumicë arrestuan Q.J (35) nga Strumica për shkak se ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 34 vjeçare. Edhe në këtë rast pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, tha MPB.

Rasti i tretë gjatë orëve të vona të mbrëmjes Shkup, një grua denoncoi se është sulmuar nga burri i pamartuar i saj.

“Në mbrëmje në ora 21:35 në SPB Shkup, një grua 38-vjeçare nga Republika e Serbisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i pamartuar U.Sh. (35) nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhej në njoftimin e djeshëm të MPB-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori