LAJMI I FUNDIT:

Në Malishevë qe 14 ditë pa asnjë të prekur me COVID-19

Në Malishevë qe 14 ditë pa asnjë të prekur me COVID-19

Në Komunën e Malishevës tash 14 ditë  nuk është regjistruar asnjë rast i prekur me COVID-19, dhe të gjitha mostrat e testeve të bëra, kanë rezultuar negativ, duke e rritur kështu shpresën se nuk do të ketë raste të reja.

Aktualisht në Komunën e Malishevës, janë edhe tre pacient aktiv me COVID-19, të cilët presim që në ditët në vijim të shërohen plotësisht, sikur edhe 72 rastet e tjera që janë shëruar.

Por kjo situatë e qetësisë me COVID-19 në Komunën e Malishevës, nuk do të thotë se jemi plotësisht të mbrojtur nga virusi korona. Për të mos pasur raste të reja qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore, për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, duke mbajtur distancë, duke përdorur masat mbrojtëse, pastaj duke u rezervuar nga daljet pa nevojë dhe duke i ikur vendeve ku ka frekuentim të madh të qytetarëve.

Pas rezultateve të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka falënderuar qytetarët e Komunës së Malishevës, për durimin, disiplinën dhe vetëpërmbajtjen që kanë treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë ti zbatojnë masat për mbrojtje nga COVID-19.

“Sot u bënë dy javë që nuk kemi raste të reja me COVID-19, por kjo nuk na jep asnjë të drejtë që të lirohemi nga kjo gjendje, pasi ende jemi në situatë të gjendjes emergjente në shëndetësi, për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe virusi ende është përreth nesh. Ta ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë të sillemi ashtu siç na udhëzojnë institucionet përgjegjëse shëndetësore në vend, në mënyrë që sa më shpejt të dalim nga kjo situatë”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Gjendja me COVID-19, në Komunën e Malishevës, është kjo: 76 të prekur me COVID-19, prej tyre 72 janë shëruar plotësisht, 3 persona janë ende aktivë dhe në proces të shërimit të plotë, ndërsa një person ka vdekur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori